Presidentja Osmani u takua me presidentin e Sirisë së lirë: “Kosova dhe Siria ndajnë plagë të njëjta”

Populli i Kosovës dhe ai i Sirisë kanë përjetuar vuajtje të panumërta nga regjime diktatoriale e gjenocidale në luftën e tyre për liri. Në këtë frymë, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, zhvilloi sot takimin e parë me Presidentin e Sirisë së lirë, z. Ahmed al Sharaa.
Gjatë këtij takimi u theksua nevoja për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, me qëllim hapjen e kapitujve të rinj në marrëdhëniet ndërshtetërore.
“Kosova dhe Siria ndajnë plagë të njëjta: dhimbjen e luftës, shpërnguljen dhe sfidat e rindërtimit, ndaj Kosova është e gatshme të ndajë përvojën e saj në ndërtimin e institucioneve demokratike”, deklaroi Osmani.
Takimi përfaqëson një hap simbolik drejt forcimit të lidhjeve mes dy popujve që ndajnë histori të ngjashme lufte e qëndrese.