Presidentja Vjosa Osmani pranoi një telefonatë nga Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pranuar një telefonatë nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, pas sulmeve terroriste në infrastrukturën jetike të Republikës së Kosovës.
Presidenti Begaj rikonfirmoi mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë për Kosovën, veçanërisht në dritën e zhvillimeve të fundit në fushën e sigurisë.
Në këtë bisedë telefonike, Presidentja Osmani e ka njoftuar Presidentin Begaj në lidhje me zhvillimet e fundit në veriun e vendit, cenimin e sigurisë kombëtare nëpërmjet sulmeve në infrastrukturës kritike si dhe për masat e institucioneve të Kosovës për ta menaxhuar këtë situatë.
Të dy presidentët, theksuan rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë në adresimin e sfidave të sigurisë rajonale.