Slot Thailand
Slot Thailand
Toto Macau
Slot88
Slot Ovo
Slot Ovo
Anti Rungkad
Depo Slot
Slot Jp
Slot Zeus
Mpo Slot
Prishtina fituese e Kupës së Kosovës - Koha News
Prishtina fituese e Kupës së Kosovës 3

5 qershor, 2013 – Prishtina e ka fituar Kupën e Kosovës në futboll, pasi të hënën në mbrëmje, ka shënuar fitore në ndeshjen finale kundër Gjilanit, me rezultat 2:0, që u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri”. Kësisoj, klubi bardhekaltër e ka kthyer këtë trofe në kryeqytet pas tre vjetësh. Përballja e këtyre dy skuadrave solli lojë të baraspeshuar, por prishtinasit arritën të jenë më kreativ në fazën sulmuese, duke i kapitalizuar rastet e tyre në gola në pjesën e dytë. Rezultatin e zhbllokoi Genc Hamiti, me golin e shënuar në minutën e 68-të, me një gjuajtje të fortë, pas asistimit të Mërgim Pefqelit. E ky i fundit e vulosi më pas fitoren e Prishtinës në minutën e 76-të, me një supergol nga 25 metra.

 

Prishtina fituese e Kupës së Kosovës 4

Në minutat e mbetura gjilanasit u përpoqën të ndryshojnë fatin e kësaj ndeshje, por edhe pse e gjetën golin në minutën e 87-të përmes Mevlan Zekës, ai më pas u anulua me ndërhyrjen e VAR-it për shkak të pozitës jashtë loje. Në fund, medaljet për ekipet finaliste dhe trofeun për kapitenin e Prishtinës, Gledi Mici i ndanë kryeministri Albin Kurti dhe presidenti i FFK-së, Agim Ademi. Për Prishtinën ky është trofeu i tetë në këtë garë.

By vull