Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

Prishtina shtyu për dy ditë zbatimin e masës për ndëshkimin e shoferëve me targa serbe

1 min read

Kryeministri Albin Kurti, ka bërë të ditur se pranon kërkesën e SHBA-së dhe shtyn për 48 orë zbatimin e masës për ndëshkimin e shoferëve me targa serbe.

“Falënderoj ambasadorin Hovenier për angazhimin dhe angazhimin e tij. Pranoj kërkesën e tij për 48 orë vonesë në  masat e ndëshkimit  për targat e paligjshme “KM” (dhe të tjera). Jam i lumtur që punoj me SHBA dhe BE për të gjetur zgjidhje në dy ditët e ardhshme”, ka bërë të ditur Aljbin Kurti në Twitter .

Hovenier më herët kishte njoftuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të shqetësuara se  Beogradi dhe Prishtina nuk kanë arritur marrëveshje  për zgjidhjen e krizës në Kosovë.

“Kemi kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të shtyjë për 48 orë aplikimin e masës së dënimit, në mënyrë që Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës t’i mundësojnë angazhimin e mëtejshëm të palëve në gjetjen e një zgjidhjeje”, tha Hovenier.