Prishtinë, mesfushori shqiptar në një lidhje me moderatoren sportive të “Klan Kosova”

Të dy janë munduar ta mbajnë sa më të fshehtë lidhjen e tyre, por burime të afërta konfirmojnë se mesfushori i njohur i Kombëtares shqiptare nuk është më beqar.
Vajza që i ka rrëmbyer zemrën quhet Lorina, jeton në Prishtinë dhe është moderatore e një emisioni sportiv në televizionin “Klan Kosova”. Ajo u bë e njohur me emisionin “Euroshow” gjatë Kampionatit Europian të zhvilluar në Gjermani, verën e kaluar.
Që nga muaji nëntor, Lorina ka ndjekur nga afër ndeshjet e Kombëtares shqiptare dhe shpeshherë është shfaqur me fanellën kuqezi, e cila me shumë mundësi është dhuratë nga partneri i saj i ri.
Të dy janë treguar të kujdesshëm, duke shmangur çdo foto të përbashkët në rrjetet sociale, duke ruajtur kështu privatësinë e lidhjes së tyre.