Prishtinë, seancë konstituive në Kuvend – Dehari dhe Jashari udhëheqin hapjen

Kuvendi i Kosovës mban sot seancën konstituive të legjislaturës së re

Sot, në ora 10:00, do të mbahet seanca konstituive e Legjislaturës IX të Kuvendit të Republikës së Kosovës, e cila del nga zgjedhjet e parakohshme të mbajtura më 9 shkurt. Seanca është thirrur me vendim të presidentes Vjosa Osmani.

Në hapje të seancës, do të formohet Komisioni i Përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve të rinj. Menjëherë pas verifikimit, do të vijojë betimi solemn i deputetëve të sapozgjedhur.

Sipas rregullores së Kuvendit, punimet e seancës konstituive deri në zgjedhjen e Kryetarit të ri të Kuvendit, do t’i udhëheqë deputeti më i vjetër në moshë, që këtë herë është Avni Dehari nga Lëvizja Vetëvendosje. Ai do të ndihmohet nga deputetja më e re në moshë, Sala Jashari nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK).

Ky hap shënon fillimin zyrtar të përbërjes së re parlamentare dhe hap rrugën për konstituimin e organeve të Kuvendit dhe procesin e formimit të institucioneve të reja.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights