Slot Thailand
Slot Thailand
Toto Macau
Slot88
Slot Ovo
Slot Ovo
Anti Rungkad
Depo Slot
Slot Jp
Slot Zeus
Mpo Slot
Prokurorët dhe punonjësit e gjykatave do të kërkojnë rritje 78% të pagave - Koha News
Prokurorët dhe punonjësit e gjykatave do të kërkojnë rritje 78% të pagave 1

Punonjësit e prokurorive dhe gjykatave janë në grevë që prej 27 shtatorit, të pakënaqur me diferencat e pagave mes tyre dhe të zgjedhurve. Ata kërkojnë që pagat e tyre të rriten për 78%, por edhe zyrtarët dhe shtesat e pagave që nuk janë paguar për një kohë të gjatë të paguhen rregullisht.

Sindikata e UPOZ-it, ku bëjnë pjesë këta punëtorë, kanë njoftuar se grevat do të vazhdojnë deri në plotësimin e kërkesave dhe në atë periudhë do të punohen vetëm rastet emergjente. Bëhet fjalë për 2.500 të punësuar në prokurori dhe gjykata të cilët kanë pagë mesatare prej 25.000 denarë.

Diferenca e pagave tani në prokurori dhe gjykata është rritur nga 1:2 ose 3 punonjës – drejtues i zgjedhur, në 1:6 ose 7, që është shumë. Pakënaqësia në mesin e punonjësve në prokuroritë publike dhe gjykatat është e lartë. Ministria e Drejtësisë dhe gjykatat nuk pranojnë negociata dhe ne kemi vendosur të bëjmë grevë. Më 27 shtator të parët do të largohen punonjësit e prokurorive dhe në datën 29 do t’u bashkohen punonjësit e gjykatave. Kërkesat janë rritja e njëjtë e pagave nga të paktën 30 për qind në maksimum 78 për qind dhe pagesa e rregullt e shtesave të pagave. Grevë do të ketë deri në plotësimin e kërkesave – informoi kryetari i Sindikatës së UPOZ-it, Trpe Deanoski.Ai po ashtu informon se Sindikata e UPOZ-it ka dërguar një amendament në ribalancimin e buxhetit duke e rritur shumën e parave të ndara për paga sipas rritjes së kërkuar nga së paku 30 në maksimum 78%.

By vull