Propozimi për shkarkimin e prokurorit të shtetit në mbledhjen e sotme qeveritare

Propozimi për shkarkimin e prokurorit të shtetit, Ljupço Kocevski, pritet të miratohet në mbledhjen e sotme të Qeverisë. Siç njoftoi dje kryeministri Hristijan Mickoski, procedura mund të zgjasë disa javë ose muaj, sipas ligjit.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në konferencën e djeshme për shtyp, lidhur me atë nëse në mbledhjen e sotme qeveritare do të shqyrtohet dhe pranohet propozimi për shkarkimin e Kocevskit, Mickoski sqaroi se Qeveria nuk mund ta shkarkojë, por vetëm mund të nisë procedurën.

  • Absolutisht ne si Qeveri nuk mund ta shkarkojmë, por mund ta fillojmë procedurën. Sipas informacioneve që kam, duhet të dërgohet një shkresë në Këshillin e Prokurorëve Publikë, i cili më pas ka një afat prej 15 ditësh për të dhënë mendim. Kjo procedurë do të zgjasë dhe nuk do të përfundojë menjëherë. Kështu e parashikon ligji – tha Mickoski.

Kryeministri gjatë fundjavës u ndal edhe te procedura e shkarkimit të Ljupço Kocevskit, por gjithashtu u përgjigj edhe për çështjen e interpelancave ndaj anëtarëve të Këshillit Gjyqësor, duke theksuar se të dy proceset po zhvillohen paralelisht dhe se procedura tashmë ka filluar dhe nuk do të ndalet.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights