Slot Thailand
Slot Thailand
Toto Macau
Slot88
Slot Ovo
Slot Ovo
Anti Rungkad
Depo Slot
Slot Jp
Slot Zeus
Mpo Slot
PSE DISA QARQE AKADEMIKE NË SHTETET FQINJE DHE NË MAQEDONI ENDE I URREJNË SHQIPTARËT? - Koha News
PSE DISA QARQE AKADEMIKE NË SHTETET FQINJE DHE NË MAQEDONI ENDE I URREJNË SHQIPTARËT? 1
Me pak fjalë, kjo urrejtje, në shumë raste me përmasa shovinizmi të papërmbajtur dhe racizmi buron nga arsimimi dhe edukimi i keq i këtyre njerëzve, indoktrinimi një periudhë të gjatë, i bartur brez pas brezi nga gjyshërit dhe baballarët e tyre, të frymëzuar me ideologji politike dhe fetare pansllave, rusomadhe, serbomadhe e grekomadhe, që ua ka errësuar horizontin e dijes dhe sensin për të vërtetën historike e shkencore, duke përhapur gjithmonë të pavërteta nga burimet e falsifikuara nga pushtetet, qarqet intelektuale të propagandës dhe kishat e tyre, sidomos gjatë regjimit komunist.
Nga kjo ndjenjë nuk është liruar deri në ditët e sotme as Akademia e Shkencave dhe Arteve e Maqedonisë Veriore, pa çka se ka në gjirin e saj edhe disa shqiptarë pa ndërgjegje kombëtare. Kjo mund të vërehet edhe gjatë ditëve të sotme si deklarohen akademikët sllavë nga Shkupi, të cilët nuk e njohin as gjenealogjinë e tyre familjare më përtej se dy breza, në lidhje me rezultatet e regjistrimit të fundit të popullsisë në Maqedoninë Veriore, çfarë urrejtje patologjike dhe helmi shovinist përhapin kundër shqiptarëve vendës.
Si nuk mësuan asgjë këta njerëz nga historia e lashtë, as nga dijetarët e mëdhenj që i dhanë dije e dritë njerëzimit të botës, si Aristoteli, Ptolemeu dhe shumë të tjerë, të cilët kanë mbajtur plisa të bardhë pellazgë-ilirë-dardanë, siç i mbajnë shqiptarët sot dhe krenohen me lashtësinë dhe autoktoninë e tyre në këto troje, edhe përkundër urrejtjes nga disa fqinj të tyre shovenistë e racistë!
(2 prill 2022)

By vull