“Punë vetëm, punë!” – Pallatica e lidhur me Tetovën pas vitesh harrese

Pas shumë vitesh premtimesh dhe zhgënjimesh, banorët e fshatit Pallaticë më në fund po gëzojnë një rrugë funksionale që lidh zonën me qytetin e Tetovës. Kryetari i Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu, gjatë përurimit të rrugës së re, theksoi se ky projekt nuk është thjesht një investim infrastrukturore, por rikthim i një borxhi të kahershëm ndaj qytetarëve.

“Banorët e Pallaticës kanë ecur mes baltës e harresës për vite me radhë. Ne nuk erdhëm për duartrokitje, por për të punuar. Kjo rrugë është dëshmi e qeverisjes sonë – pak fjalë, shumë punë,” u shpreh Sejdiu.

Ai shtoi se koha e premtimeve boshe ka përfunduar dhe se rezultatet po flasin vetë: “Tani nuk ka më llafe – ka punë! E kush s’e beson, le të vijë ta shohë me sytë e vet!”

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights