Punimet për murin mbrojtës rreth lumit “Shkumbin”  ecin pa pengesa – përfitime të drejtpërdrejta për bujqit dhe banorët!

Punimet për ndërtimin e murit mbrojtës rreth lumit “Shkumbin” (ose “Pena” në versionin maqedonisht) po zhvillohen me intensitet të lartë dhe pa asnjë problem. Ky investim i rëndësishëm jo vetëm që rrit sigurinë nga përmbytjet, por edhe siguron rrjedhje të qëndrueshme të ujit në kanalin e ujitjes që përdoret nga bujqit lokalë.

Nga afër janë inspektuar të gjitha punimet, të cilat po zhvillohen sipas planit dhe afateve të përcaktuara. Komuna e Tetovës thekson se ky projekt është pjesë e angazhimit të saj për të qenë gjithmonë pranë qytetarëve dhe për të ofruar zgjidhje konkrete për çdo problem të trashëguar ndër vite.

Ky mur mbrojtës dhe kanali i ujitjes pritet të përmirësojnë ndjeshëm jetën dhe punën e banorëve të zonës, veçanërisht të fermerëve që mbështeten tek uji i lumit për kultivimin e tokave bujqësore.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights