Në fund të vizitës së tij në Kinë, presidenti rus Vladimir Putin në një konferencë për shtyp tha se është takuar me presidentin serb Aleksandar Vuçiq.
“Ai është gjithashtu i shqetësuar për situatën që po zhvillohet në rajonin rreth Serbisë. Ne ndajmë këtë shqetësim”, tha Putin, pa dhënë detaje.
Vuçiq tha dje se ka pasur një bisedë të shkurtër me Putinin në Pekin, ku po mbahet Samiti “Belt and Road”, por ka treguar se nuk kanë pasur një takim dypalësh.