Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

QENDRA FLUENT “FLUENT ” TASHMË EDHE NË KOMUNËN E TEARCËS

2 min read

Qendra për kurse dhe trajnime “FLUENT”  tashmë e pranishme edhe në Komunën e Tearcës, respektivisht në fshatin Tearcë ku nga 20 qershori do të fillojnë aktivitete edukativo-arsimore tha Berat AziI kooeeinator i qendres ne Tearcë.  Kjo shtrirje vjen në  prag të shënimit të vitit jubilar, 10 vjetorit të funksionimit, të qendrës së arsimit joformal “FLUENT”.

Sot, trendi i ndjekjes së arsimit joformal llogaritet nevojë imanente e kohës, standard nga i cili buron zhvillimi edukativ, kulTuror, social, kreativ, inovativ e psiko-zhvillimor. Kësisoj, “FLUENT” ka llogaritur në kërkesën e kamotshme të banorëve të kësaj komune dhe pikërisht për këtë sot ka bërë edhe prezantimin në shkollat fillore të komunës ku nga afër nxënësit janë informuar me programet dhe kurset që ofron kjo qendër në edukimin e gjeneratave të reja dhe jo vetëm deklaroi koordinatori i qendres Fluent ne Tearcë  Berat Azizi.

 

Qindra e mijëra nxënës tashmë kanë ndjekur programet tona. Progresi i tyre është për t’u admiruar e motivator i jashtëzakonshëm për ne. Programet tona janë unike, të larmishme. Përveç kurseve të gjuhëve, ne do të ofrojmë edhe programe psiko-zhvillimore, kurse individuale e grupore.

 

“Programi ynë i parë me të cilin do të fillojmë këtë maratonë do të jetë Shkolla verore e anglishtes e gjermanishtes “Mëso sot, udhëhiq nesër”. I adaptuar për të gjitha moshat dhe nivelet. Me mundësi që të ndiqet edhe nga parashkollorë të cilët janë kandidat potencial që nga Shtatori të fillojnë me mësim të rregullt formal. Intenca jonë do të jetë e atillë që grupi dhe termini i birit/bijës tuaj të jetë në përputhje me nxënësit të cilët janë të të njëjtit nivel dhe moshës së përafërt, gjithnjë duke pasur parasysh edhe angazhimet jashtë mësimore dhe aktivitet tjera me të cilat merret,” tha Berat Azizi, koordinator i “Fluent” – Tearcë.

Të gjithë ata që dëshirojnë të ndjekin kurset e qendrës Fluent në Tearcë mund të na kontaktojnë : 076 355 344 – 076 497 721 ose në E-mail adresa: qendra.fluent@gmail.com

 

 

 

Edhe beje nje paragraf. Berat Azizi, koordinator i “Fluent” – Tearcë