Slot Thailand
Slot Thailand
Toto Macau
Slot88
Slot Ovo
Slot Ovo
Anti Rungkad
Depo Slot
Slot Jp
Slot Zeus
Mpo Slot
Qeveria e RMV, do të jep mendim për Informatën për realizimin e Projektit për ndërtimin e 14 pishinave - Koha News
Qeveria e RMV, do të jep mendim për Informatën për realizimin e Projektit për ndërtimin e 14 pishinave 1

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të mbajë mbledhjen e 129-të me disa pika të rendit të ditës nga Programi i punës së Qeverisë në interes të qytetarëve.

Në këtë mbledhje Qeveria e RMV-së do të jep mendim për Informatën për realizimin e Projektit për ndërtimin e 14 pishinave në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me propozim të Agjencisë për të Rinj dhe Sport.

Ministria e Vetëqeverisjes Lokale, në këtë mbledhje do ta prezantojë Informatën për realizimin e aktiviteteve për mbështetjen e sektorit privat nga ana e Qendrave për Zhvillim të rajoneve të planifikuara – Qendra Afariste Rajonale në kompetencë të Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale.

Në mbledhjen e Qeverisë do të shqyrtohet Informata për pjesëmarrjen e delegacionit të Maqedonisë së Veriut në samitin e 8-të të kryetarëve të qeverive në procesin për bashkëpunim të Republikës Popullore të Kinës me vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore.

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut, për mendim në Qeverinë e RMV-së dorëzoi Strategjinë rregullatore për zhvillimin e veprimtarisë audio dhe audiovizuele.

Në këtë mbledhje do të shqyrtohet Informata për shpërndarjen e mjeteve nga Programi për shpërndarje të mjeteve të lojërave të fatit dhe lojërave argëtuese për vitin 2019, për financimin e federatave sportive kombëtare dhe projekte të Agjencisë për të Rinj dhe Sport për avancimin e sportit në Republikën e Maqedonisë së Veriut, si dhe Informata për zbatimin e Planit kombëtar për menaxhim me cilësitë e sektorit publik për periudhën 2018-2020, me propozim të Ministrisë për Shoqëri Informatike dhe Administratë.

By vull