Thursday, July 25, 2024
spot_img

Qeveria VLEN do të jetë transparente kurse institucionet, në shërbim të qytetarit

Kalojmë në veprim!

Në kuadër të paraqitjes së programit qeveritar 2024-2024 nga Koalicioni VLEN, si kandidat i propozuar për Zëvendës Kryeministër për Qeverisje të mirë dhe Transparencë, theksova se qeveria e re reformatore do të ndjek katër akse prioritare të veprimit, në përputhje me Planin 2030 VLEN :

1. Evropianizmi i sistemit të drejtësisë
2. Lufta pa kompromis kundër korrupsionit
3. Përgjegjësia penale dhe sekuestrimi i aseteve kriminale
4. Transparenca e plotë institucionale

Si qeveri e re, do të sjellim një pako legjislative për reformimin e tërësishëm të sistemit të drejtësisë, duke përfshirë një Kod të ri Penal dhe riorganizim gjithpërfshirës të sistemit prokurorial dhe gjyqësor, bazuar në parimet e vetingut në drejtësi dhe praktikat evropiane.

Prioritet i prioriteteve i qeverisë sonë do të jetë lufta pa pardon kundër korrupsionit dhe llogaridhënia nga aktorët e korruptuar. Është e pa tolerueshme që strategjia nacionale antikorrupsion zbatohet në nivel prej vetëm 10%. Kjo do të ndryshojë! Do të themelojmë një trup koordionues shtetëror kundër korrupsionit i cili do t’i prijë kësaj lufte. Do të forcojmë kompetencat dhe burimet financiare e njerëzore të institucioneve antikorrupsion, si Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Prokuroria Antikorrupsion, Policia Financiare dhe Enti Shtetëror i Revizionit.

Qeveria jonë do të sjell një strategji të re për të forcuar kapacitetet institucionale për investigim financiar dhe konfiskim të aseteve kriminale, përfshirë ato të fshehura jashtë vendit. Ata zyrtarë që janë pasuruar duke dëmtuar xhepin e qytetarit do të japin llogari. Çdo cent i përfituar paligjshëm do t’i kthehet buxhetit të shtetit!

CQeveria VLEN do të jetë transparente kurse institucionet, në shërbim të qytetarit. Shërbimet do të digjitalizohen për të pamundësuar korrupsionin institucional. Institucionet do të obligohen që të publikojnë në webfaqet e tyre një pako standard të informatave të interesit publik, të qasshhme lehtë dhe në çdo kohë.

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT