Qeveria VLEN rikthen në jetë sallën sportive në Zherovjan!

Një tjetër investim me vlerë për komunitetin vjen nga Qeveria e re e udhëhequr nga VLEN, kësaj here në fshatin Zherovjan, ku do të rikonstruktohet salla sportive, një objekt që për vite të tëra kishte mbetur i braktisur dhe jashtë funksionit.
Ky vendim u miratua në mbledhjen e fundit të Qeverisë, si pjesë e projektit për zhvillimin e infrastrukturës lokale në kompetencë të Ministrisë për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini, ku rol kyç ka edhe Sekretari Shtetëror shqiptar, i cili ka dhënë përkrahje të plotë për këtë iniciativë që i jep jetë të re sportit dhe të rinjve në këtë rajon.
✅ Transformim i nevojshëm për një komunitet aktiv
Salla do të transformohet në një hapësirë funksionale dhe moderne, me standarde të përshtatshme për zhvillimin e sporteve të sallës, veçanërisht për Klubin e Volejbollit “Liria”, i cili prej vitesh përfaqëson me dinjitet Zherovjanin dhe rrethinën në gara kombëtare.
Kjo ndërhyrje është jo vetëm një përmirësim infrastrukturor, por edhe një mesazh politik dhe social – që VLEN po investon në çdo cep të vendit, veçanërisht në vendbanimet që për dekada janë lënë pas dore.
🎯 Investim me ndikim të drejtpërdrejtë
💬 “Me rikthimin e sportit, po rikthejmë edhe shpresën, energjinë dhe krenarinë në Zherovjan. Dhe ky është vetëm fillimi,” thuhet në njoftimin zyrtar të Sekretarit Shtetëror në Ministrinë për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini.
Ky investim pritet të përfundojë në një afat të shkurtër, duke hapur dyert për trajnime, gara dhe aktivitete për të rinjtë e zonës.
r