Qindra objekte turistike janë në shitje në Mal të Zi
2 min read
Disa qindra objekte turistike, d.m.th. hotele, apartamente, vila dhe objekte të ngjashme në të gjithë Malin e Zi janë shpallur për shitje, sipas të dhënave nga faqet e internetit për shitjen e pasurive të paluajtshme. “Dan” shkruan se këto të dhëna duhet të shqetësojnë autoritetet, duke qenë se turizmi ka qenë prej kohësh dega kryesore ekonomike në vend që gjeneron të ardhurat më të larta.
Shumica e këtyre hoteleve shiten në bregdet dhe çmimet e tyre variojnë nga disa qindra mijëra euro në disa milionë.
Dekani i Fakultetit të Biznesit dhe Turizmit në Budva, Rade Ratkoviq, pajtohet se gjendja në degën më të fortë ekonomike nuk është ideale, duke thënë se situata çdo vit po ndërlikohet gjithnjë e më shumë.
“Sipas të dhënave që kam unë, në Mal të Zi janë rreth 500 hotele dhe ndoshta disa nga hotelet që ofrohen në reklama janë të dyfishta, por edhe ky është një numër i madh. Ne jemi të dominuar nga hotelet e vogla dhe nuk më befasojnë ofertat për shitjen e këtyre objekteve, sepse prej kohësh kemi probleme të mëdha me menaxhimin e destinacionit, të cilat po shtohen nga viti në vit”, thotë Ratkoviq.
Ratkoviq po ashtu thekson se më shumë se tre dekada kanë mundësuar ndërtimin e apartamenteve dytësore, pra në strukturën e tyre turistike hotelet e mëdha përbëjnë vetëm 10 për qind.