Qytetarët protestojnë për sigurinë publike në Prishtinë

Shoqata “Roja e Kohës” ka ftuar qytetarët, organizatat e shoqërisë civile, aktivistët dhe të rinjtë të bashkohen në një protestë paqësore sot në ora 14:00, në sheshin “Zahir Pajaziti”, me marshim drejt sheshit “Skënderbeu”.

Sipas organizatorëve, protesta është një reagim ndaj ngjarjeve të fundit që kanë tronditur opinionin publik dhe kanë ngritur shqetësime për sigurinë në vend.

Në njoftimin e tyre, ata kanë kërkuar rritje të sigurisë publike, ashpërsim të ligjeve për armë, investime në shëndetin mendor dhe masa konkrete për parandalimin e dhunës.

Në protestë pritet të marrin pjesë shumë qytetarë, organizata të shoqërisë civile, sindikata dhe aktivistë nga e gjithë Kosova.

Protesta vjen pas vrasjes së fundit që ndodhi në Kaçanik, ku më 1 prill, në hyrje të banesës së tij, u vra Muhamed Lika, pjesëtar i Policisë së Kosovës.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights