​Një vit nga vdekja e veprimtarit dhe veteranit të UÇK-së

vull

Sot bëhet një vit nga vdekja e veprimtarit dhe veteranit të UÇK-së, Rexhë Krasniqi.

Krasniqi ishte zë i artikuluar i interesit nacional, aktivist dhe veprimtar i shquar.

Rexhë Krasniqi ishte veprimtar i çështjes kombëtare i viteve ‘90-ta, një nga themeluesit e shoqatës për kthimin e shqiptarëve dhe veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Me profesion inxhinier i diplomuar i teknologjisë, Rexhë Krasniqi ka dhënë kontributin e tij të madh edhe në Fabrikën e Birrës së Pejës, si drejtor teknik që nga vitet ‘70-ta deri me dëbimin e tij nga puna në vitin 1989, duke vazhduar punën pas çlirimit.

Rexhë Krasniqi vdiq pas një sëmundje të shkurtër si pasojë e COVID-19, në moshën 66-vjeçare.

Ne nderim të veprimtarit, nga ora 10:00 sot bëhen homazhe në fshatin Poçestë të Komunës së Pejës.

Next Post

Një ‘leopard’ seksi si Ledina Çelo

Ledina Çelo ka goditur me foton e re. Këngëtarja shqiptare e cila shquhet për vokalin e saj të artë dhe e pëlqyer për muzikën e pastër shqipe vazhdon të respektohet goxha shumë nga publiku. Ndonëse 44 vjeccare por për Ledinën mosha thjesht është vetëm numra, pasi që këngëtarja gëzon linja […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: