10 – Vjetori i Anëtarësimit në NATO, Xhaçka: Shqipëria ka konsoliduar rolin si një shtyllë stabilitetit në raj

vull

Ceremonitë e ditës së sotme me rastin 10 – Vjetorit të Anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, nisën me një konferencë të drejtuar nga ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaka, e cila falënderoi të gjithë anëtarët e Aleancës për mbështetjen e dhënë si dhe praninë e disa prej tyre në këtë ditë të rëndësishme për Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

Ministrja Xhaçka në fjalën e saj tha se, gjatë këtyre 10 viteve Shqipëria, padyshim e ndihmuar edhe nga statusi i saj si një vend anëtar i NATO, e ka konsoliduar rolin e saj si një shtyllë stabilitetit në rajon.“Vendimi për të ndërtuar në Shqipëri, në Kuçovë, bazën e parë ajrore në rajonin tonë, padyshim që është një sinjal i fortë i vendosmërisë së Aleancës për të qëndruar në rajon, por edhe një sinjal i fortë i rëndësisë së madhe strategjike që po merr rajoni jonë në raport me garantimin e sigurisë së Europës”, – tha ministrja.

Më tej ministrja Xhaçka shtoi se, sot Ballkani Perwndimor, për shkak të pozitës së tij gjeografike, por edhe për shkak të historisë është hapësira ku pikëtakohen të gjitha kërcënimet e sfidat e reja. Arsye për të cilën Aleanca duhet të intensifikojë përpjekjet e saj për të stabilizuar rajonin dhe për t’u prerë rrugën tentativave të tilla.

E pranishme në këtë konferencë ministrja e Mbrojtjes së Italisë, Elizabetta Trenta tha se, Ballkani Perëndimor ka një rëndësi të veçantë për Aleancën.“Siguria e rajonit të Ballkanit është esenciale për sigurinë e Aleancës. Çfarë ndodh këtu na prek të gjithëve. Rajoni ka bërë shumë punë për të kaluar historinë e të shkuarës dhe herë pas here përballemi me terrorizmin dhe emigrimin. Italia e ka përkrahur gjithmonë Shqipërinë në NATO”, – tha ministrja italiane.

Ndërsa Ministrja e Mbrojtjes së Maqedonisë së Veriut, Radmila Sekerinska, pasi falënderoi, ministren Xhaçka për mbështetjen që Shqipëria i ka dhënë Maqedonisë së Veriut në procesin e anëtarësimit në NATO , theksoi se siguria në rajon është shumë e rëndësishme për të avancuar në Aleancë. “Ne bëmë një rrugëtim të jashtëzakonshëm drejt NATO së bashku dhe rrugët tona u ndanë në vitin 2008 dhe 2019, ne dështuam aty ku ju arritët të kishit sukses. Ne kemi vlerësuar shumë mbështetjen e Shqipërisë për vendin tonë përpara anëtarësimit. Në fillim ne duhet të investojmë në sigurinë tonë rajonale për të investuar më pas në sigurinë atlantike.”, – tha Šekerinska.

Më pas të gjithë të ftuarit në këtë konferencë ndoqën pjesën tjetër të aktiviteteve të organizuara me këtë rast.

VIDEO:

Next Post

Grubi - Ducinas: E meritojmë datën në qershor

Sot, 29 mars 2019, kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Artan Grubi, pati takim me z. Kostas Ducinas, profesor i së drejtës dhe filozofisë dhe drejtor i Institutit Birkbek për Humanizëm në Universitetin e Londrës. Grubi, u shpreh i kënaqur nga vizita e […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: