22 vjet nga vdekja e Nënë Terezës

vull

Pas 10 ditëve të Nënë Terezës që filluan në ditën e lindjes së saj më 26 gusht, në 22 vjetorin e vdekjes, sot mbahen aktivitetet në vigjilje të festës së Shën Terezës.

 

Sivjet, ditët e Nënë Terezës, nëntëditëshi përgatitor dhe devocioni ndaj saj, kanë qenë të kremtuara në mënyrë të veçantë duke e kujtuar 40-vjetorin e Çmimit Nobel për Paqe të Nënë Terezës, e cila e mori në vitin 1979 në Oslo.

 

Nobelistja shqiptare Gonxhe Bojaxhiu u lind më 26 gusht 1910 në Shkup. Ajo tërë jetën e saj ia kushtoi çështjes së bamirësisë, duke i ndihmuar familjet e varfra dhe personat e sëmurë.

 

Në vitin 1979 ajo u nderua me Çmimin Nobel për Paqen në Tribunën e Oslos. Siç i referohet një artikull i posaçëm i “Radio Vatikanit”, mbi këtë çmim të madh të dorëzuar ndaj saj prej jurisë ndërkombëtare të Akademisë së Shkencave të Suedisë, shqiptarja Gonxhe Bojaxhiu e pranoi çmimin vetëm, pasi një pranim i tillë do t’u vlente shumë të varfërve të saj.

Next Post

Fetai: Nuk është me rendësi kush do të përndjek, Fatimja apo Vilma

Një ditë pasi nga burgu i Shutkës, Katica Janeva u shkroi kolegëve të PSP-së se të gjithë dokumentacionin për të gjitha rastet që janë nën hetim dhe procedurë parahetuese në afat tre ditor t’ia dorëzojnë Ljubomir Jovevskit, prokurorja Fatime Fetai tha se nuk është me rëndësi kush do të jetë […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: