4 ditë para votimeve, Mesila Doda: Intervista e Ramës tek Babaramo ishte fundi i tij politik

Arvanit Cameria

Kandidatja për deputete e PDIU-së, Mesila Doda ka reaguar përmes një statusi në Facebook, lidhur me ngjarjet e mbëmjes së djeshme.
Lidhur me largimin e Ramës nga intervista me Babaramon, Doda shprehet se kemi një kryeministër  të lodhur edhe të frikësuar që i vërsulet kujtdo që e tremb në ëndrrën e tij të pushtetit.
Gjithashtu Doda ka komentuar edhe plagosjen në Kavajë ku sipas saj kjo ngjarje i tregon qytetarëve se pushteti i sotëm është marrë nga krimi dhe po mbahet prej tij.
Postimi i plotë
4 ditë para votimeve…
🔻kemi një kryeministër që ka mbetur hija e vetvetes. Asnjë grimcë sigurie, i lodhur, i dëshpëruar, i frikësuar e që i vërsulet kujtdo që e tremb në ëndrrën e tij të pushtetit. Intervista e tij tek Babaramo ishte fundi i tij politik.
🔻segmentet kriminale kanë nisur përpëlitjet e fundit të kucedrës. Plagosja e sotme në Kavajë i tregon qytetarëve se pushteti i sotëm është marrë nga krimi dhe po mbahet prej tij
🔺përfaqesuesit e PD në Berat bënë aktin fantastik duke bllokuar tentativat për të blerë mjerimin e shqiptarëve
🔺opozita shqiptare vazhdon të rritet e nuk ka fuqi a kriminele që mund ta ndalojë…
Kaq për sot… ditët e tjera do kemi kronika të reja…
Me 25 prill fiton Shqipëria, humb krimi✌🏻✌🏻✌🏻
Next Post

Arrinë Donacioni i bashkombasve tanë i dedikuar për Spitalin e Tetovës

Qendra Kulturore Shqiptaro-Amerikane e Texasit i ka dhënë të martën një donacion Spitalit Klinik të Tetovës. Në donacion janë përfshirë 500 pako të përbëra nga batanie, çarshafë, jastëkë dhe kallëpe jastëku në vlerë prej 10,000 euro,që do t’i shërbejnë nevojave të pacientëve të këtij spitali. Me këtë rast drejtori i […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: