A do ketë lehtësim të masave me rastin e festave? Komiteti vendos javën tjetër

vull
0 0
Read Time:42 Second

Ndërsa jemi në prag të festave të fundvitit, nuk dihet ende se si do të procedohet me ambientet e mbyllura si baret dhe restorantet, pasi vendimi i Komitetit Teknik të Ekspertëve për grumbullimet jo më shumë se 50 persona është ende në fuqi.

Pritet që autoritetet javën e ardhshme të kenë një mbledhje për këtë situatë.

Nga data 4 janar administrata, punonjësit e qendrave tregtare dhe marketeve do të kenë detyrim vaksinimin për të hyrë në ambientet e  tyre të punës. Për ta nuk do të ketë penalitete, por vetëm detyrim për testin negativ.

Ndërkohë procesi i vaksinimit po has rezistencë kryesisht tek moshat e reja.

Sa i përket dyshimeve për prani të variantit të ri “Omicron” në vendin tonë, Rakacolli nuk e përjashton mundësinë që të jetë prezent, ndërsa thekson se duhet të priten përgjigjet e laboratorëve të referencës.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Next Post

Komuna e Tetovës me njoftime të rëndësishme për qytetarët e saj

Njoftim nga Komuna e Tetovës Të nderuar qytetarë, Nga sot kemi filluar me sanimin e rrugëve të qytetit të Tetovës. Gjithashtu, i’u bëjmë thirrje qytetarëve, të dërgojnë në faqen e komunës në rrjetin social Facebook, fotografi apo video të gropave në lagjet e tyre apo pjesë të ndryshme në qytet, […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: