Abdixhiku e Rama parakalojnë në sheshin e Prishtinës

vull

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe kryetari i zgjedhur i Prishtinës, Përparim Rama janë parë duke parakaluar në sheshin kryesor të kryeqytetit përkrah simpatizantëve të shumtë.

Përparim Rama ka fituar zgjedhjet në balotazh kundrejt Arben Vitisë së Vetëvendosjes.

Rama mori 40 mijë e 658 vota, ose 51,07% të votave. Ndërkohë që Arben Vitia i VV-së mori 38 mijë e 958 vota, apo 48.93% të votave.

Rama në konferencë për media ka deklaruar se do të jetë kryetar i të gjithëve.

Next Post

Duka: Prej nesër përveshim mangët që të punojmë për Dibrën

Prej nesër përveshim mangët që të punojmë për Dibrën, këto ishin fjalët e Hekuran Dukës, kandidatit të BDI-së për kryetar të komunës së Dibrës në festën e mbrëmjes së sotme të BDI-së në këtë qytet. Edhe pse KSHZ ende nuk ka rezultate zyrtare nga zgjedhjet e sotme lokale në Dibër, […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: