Aksident i tmerrshëm në Prishtinë: Kamionit i këputen frenat, del në korsinë e kundërt, ka të lënduar (VIDEO+FOTO)

vull

Një aksident ka ndodhur sot në Prishtinë, përkatësisht prapa Teatrit Kombëtar në rrugën “Agim Ramadani”.

 

Aksidenti ka ndodhur mes një kamioni për mbledhje të mbeturinave dhe tri veturave, derisa lëndime trupore shihen të kenë pësuar disa persona, raporton Koha.net.

 

Sipas informacioneve të para, aksidenti ka ndodhur si pasojë e problemeve me frenim të kamionit, i cili ka dalë në korsinë e kundërt.

 

Në vendngjarje janë edhe Policia e Kosovës gjithashtu edhe ekipet mjekësore.

 

Priten informacionet nga Policia.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=188&v=iYs1_voJMzo

Next Post

Studentët e Fakultetit të Mjekësisë praktikën profesionale e kryen në Universitetin e Trakisë

Studentët e Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit të Tetovës edhe gjatë pushimeve të verës i kanë vazhduar angazhimet e tyre studimore për zgjerimin e njohurive të reja në lëmin e shkencave të mjekësisë. Në kuadër të marrëveshjes për bashkëpunim ndëruniversitar në mes Universitetit të Tetovës dhe Universitetit të Trakisë, studentët […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: