Aliu flet për vizitën në Beograd dhe hekurudhën Prishtinë – Durrës

vull

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka folur mbi projektin e hekurudhës Prishtinë – Durrës, që sipas tij është projekt jashtëzakonisht i mirë, pasi që kjo i mundëson Prishtinës që të bëhet destinacioni me qasjen më të përshtatshme qoftë prej Portit të Durrësit, qoftë prej Portit të Tivarit.

“Ajo çka po ndodh në Shqipëri është projekti për thellimin e Portit të Durrësit dhe modernizmin e tij për një port modern për transportin e mallrave”.

“Situatën e ndryshon Porti i Durrësit, në momentin që Porti i Durrësit zhvillohet i bie se kahja e mallit do të vije prej Durrësit kah Evropa dhe do të kalojë kah ne”, është shprehur Aliu.

Tutje, Aliu ka folur edhe për vizitën e tij në Beograd dhe pjesëmarrjen në samitin e Hekurudhave, ku tha se ka qenë e rëndësishme që të shkoj atje që ta përmend se hekurudhën nga Fushë Kosovë për në Han të Elezit e cila është përdorë për dëbimin e shqiptarëve, sot po e modernizojnë me idenë e krijimit të komunikimit normal mes njerëzve, teksa tha se e ka bërë të qartë se Kosova nuk ka orientim tjetër përpos orientimit që vendin ta lidhë me Durrësin.

“Ne e bëmë të qartë se nuk do të ketë orientim tjetër përpos këtij që na lidhë me Durrësin dhe pa e pa që Durrësi po shndërrohet në faktor të kahjes së depërtimit nga Shqipëria e tej, nuk ka kuptim që të ndërtohet çdo lloj hekurudhe tjetër”, ka thënë Aliu.

Next Post

“Le t’ia themi Çamërisht”, Idrizi: Ne kemi vetëm një Shengen nga duhet t’ia fillojmë, shengenin Kuq e zi me Kosovën

Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, ishte i pranishëm sot në aktivitetin e organizuar në hotel Tirana nga Shoqata Patriotike Çamëria dhe fondacioni “Hasan Tahsini”. Duke folur për Open Ballkan, Idrizi ka deklaruar se ne kemi vetëm një Shengen nga duhet t’ja fillojmë nga gjithçka, shengenin Kuq e zi me Kosovën […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: