Ambasadori amerikan shfaqet me plis në kokë (FOTO)

vull

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Philip Kosnett është shfaqur me plis në kokë.

 

Kosnett plisin e ka vendosur derisa ka qenë pjesë në natën përmbyllëse të festivalit ‘Etnofest’ në mesin e shumë vizitorëve.

 

Në ‘Etnofest’ i pranishëm ishte edhe ambasadori amerikan në Kosovë Philip Kosnett, ku së bashku me miqtë e tij ka qëndruar në festival ku edhe bërë disa fotografi me të pranishmit aty.

 

Ambasadori Kosnett është parë me plis në kokë duke bërë fotografi me të pranishëm si dhe me ansamblin nga Vitia ku edhe i janë dërguar Periskopit.

 

Kujtojmë se Kosnett është një përkrahës i madh i pavarësisë së Kosovës dhe arritjes së një marrëveshje Kosovë-Serbi, duke parë edhe thirrjet e tij që të arrihet kjo marrëveshje që të normalizohen marrëdhëniet mes dy vendeve dhe Kosova të ecë para në rrugën e saj euroatlantike.

Next Post

Ditë e shënuar, 109 vjetori i lindjes së humanistes Nënë Tereza

Sot është dita e lindjes së humanistes botërore Nënë Tereza. Ajo është një nga figurat me origjinë shqiptare në të gjithë botën për veprën e saj humaniste. Anjezë Gonxhe Bojaxhiu e njohur si Nënë Tereza lindi në Shkup më 26 Gusht 1910. Në vitin 1979 ajo u shpërblye me çmimin […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: