ATK ka në prioritet fuqizimin e kapaciteteve profesionale

vull

Drejtori i Përgjithshëm ATK-së, Ilir Murtezaj ka pritur sot në takim përfaqësues nga Shoqata e Kontabilistëve të Çertifikuar dhe Auditorëve të Kosovës (ShKÇAK) për të diskutuar rreth bashkëpunimit me qëllim të fuqizimit të kapaciteteve profesionale në fushën e kontabilitetit, edukimin e vazhdueshëm profesional, organizimin e seminareve dhe kampanjave edukative për raportimin e drejt financiar si aktivitete të rëndësishme për përmbushjen tatimore.

Po ashtu, në këtë takim palët u dakorduan që bashkëpunimi të vazhdoj, si dhe të zgjerohen në periudhat e ardhshme.

ATK çdoherë do të angazhohet në përmirësimin dhe avancimin e kapaciteteve profesionale, pasi që motoja e përgjithshme e punës së administratës tatimore qëndron në krijimin e një mjedisi, i cili mbështet fuqimisht përmbushjen e detyrimeve tatimore nga ana e tatimpaguesve.

Next Post

PROMOVOHEN DY LIBRA TË ISH MINISTRIT TË MBROJTJES TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS, KOLONEL AHMET KRASNIQI

Me 25 maj promovohen dy libra të ish Ministrit të Mbrojtjes të Republikës së Kosovës, kolonel AHMET KRASNIQI: 1. Shtatëmbëdhjetë Shtatori (Ditar nga burgu) dhe 2. Shqiptarët në luftën kroate (Analiza ushtarake). Bashkëpunëtorët e kolonel Ahmet Krasniqi ish Ministër i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Forcave të Armatosura të […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: