Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

Basha: Gati për protestën tjetër, nuk ndalemi deri…

1 min read

Opozita po përgatitet për protestën e rradhës. Do të jetë një protestë tjetër e fortë dhe mbarëpopullore. Vendimi është marrë pas mbledhjes së kolegjit të kryetarëve të PD të drejtuar nga Basha. Ndonëse Basha nuk e ka shpallur datën, ajo pritet që të zbardhet gjatë ditëve të ardhshme.

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha ka folur për protestat që do të ndërmarrë opozita, pas tubimit të 16 marsit.
Kreu i PD-së u pyet nga gazetarët për vendimin e Kolegjit të kryetarëve, teksa ka thënë se protestat do të vazhdojnë dhe do të fuqizohen nga dita në ditë.

“Do t’ju informojmë për çdo datë dhe për çdo zhvillim. Vendimi i kryesisë është në fuqi, këto janë takime organizative.
Protestat do të vazhdojnë dhe do të fuqizohen nga dita në ditë, nga java në javë, deri sa të realizojmë atë që do çdo shqiptar. Zgjedhje të lira e të ndershme, një qeveri nga populli, për popullin dhe të popullit”, tha Basha.