BDI Gostivar: Partitë opozitare po shpifin

vull

Dega e BDI-së në Gostivar ka reaguar ndaj partive opozitare shqiptare Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa të cilat në komunikatat e tyre lidhur me inspektorin që po hetohet thanë se bëhet fjalë për vëllain e kreut të degës së BDI-së në Gostivar.

 

Në këtë reagim të firmosur nga kreu i degës Bashkim Hasani është bashkangjitur edhe një dokument për të cilin Hasani thotë se është kontrata e shitblerjes së veturës së vëllait të tij.

 

Në reagim thuhet gjithashtu se këto subjekte nuk gjejnë forma dhe mënyra për të shpifur dhe njollosur me qëllim përfitimin e pikëve politike. “Kur flasim për rastin, nëse do të kishte pretendim për ta fshehur, i njëjti rast nuk do të bëhej publik në raportin zyrtar të policisë, dhe nuk qëndron aspak akuza e ASH që rasti po mbahet i fshehur. Me shpifje të tilla nuk mund të bindin as militantët e tyre partiak, e lëre më opinionin publik”, thuhet në reagimin e degës së BDI-së në Gostivar

Next Post

Gani Geci i reagon VV-së dhe Albin Kurtit: “M’ka çu nana me la gojën”

Ish-deputeti i Kosovës, Gani Geci ka reaguar ndaj Lëvizjes Vetëvendosje dhe Albin Kurtit. Kjo për shkak se, Lëvizja Vetëvendosje nuk po dëshiron me bë koalicion me Lidhjen Demokratiek të Kosovës, për të cilën Geci thotë se, VV-ja po e luan lojën “m’ka çu nana me la gojën”.   Geci duke […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: