Kryetar i Komunës së Skënderajt, Bekim Jashari, për nderë të përvjetorit të sulmit të parë mbi familjen Jashari, bashkë me shoqatat e dalura nga lufta e UÇK-së, nënkryetarin Lushtaku, deputetin Haxhiu, Policinë e Kosovës e bashkëpunëtor të tjerë, bënë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në nderim të sakrificës sublime të familjes Jashari.
“Lufta e familjes Jashari, triumfi mbi sulmin e 30 dhjetorit të vitit 1991 nga forcat serbe ishte shpresë e motiv në rrugëtimin tonë të përbashkët dhe dëshmi e qartë që liria po vinte. Lufta e UÇK-së është një nder vlerat më të mëdha të historisë së kombit tonë shqiptar! Lavdi të gjithë të rënëve në altarin e lirisë,” u shprehë Jashari.