Kohanews.com

Ke Çfarë Lexon!

Berisha: Çfarë synon Serbia në Ballkan me shkëmbimin e territoreve me Kosovën

1 min read

Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar në “Temproa”, tha se marrja e tri komunave nga Serbia në Kosovë është një simbol për Beogradin për krijimin e Serbisë së Madhe.

Berisha: Deri tani, Serbia ka dhënë 50 milion për marrëveshjen. Di që Edi Rama bëri përpjekje të jashtëzakonshme për ta takuar Presidentin Trump.

Ka një lob të fuqishëm pro serb. Në Bruksel është zonja Mogherini. Por ka edhe në diplomacinë amerikane persona të caktuar që lobojnë një marrëveshje të tillë për shkëmbim territori. Së fundmi edhe zonja Mogherini tha se nuk mund të pranohen marrëveshje me linja të pastra etnike.

Kjo marrëveshje ka një simbol. Problemi i saj është kuadri i Serbisë së madhe për dy arsye. Së pari, e tha Vuçiç, para tre muajsh që Serbia do të bëhet më e madhe në tre fjalime. Tre komuna e zmadhojnë Serbinë. Pastaj vjen Bosnja. Republika Srbska. Tipa kardinal i kësaj marrëveshje i Serbisë që madhe që bazohej në territor dhe spastrime etnike. A mundet sot që në kohën e parimeve të të drejtave të njeriut të përkrahet një dogmë e tillë? E quaj shumë të vështirë. Ka që e kanë përkrahur. Fatmirësisht, në Kosovë argani ka edhe dy argatë më vete se tjetër kush nuk e përkrah një marrëveshje të tillë. Kanë edhe listën serbe që i mbështet në Parlament.