Berisha “Non Grata”, reagon Yuri Kim: Ditët e pandëshkueshmërisë duhet të marrin fund

vull

Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim ka folur nga Pashalimani ku po ndjek stërvitjen ushtarake në kuadër të “Defender Europe 2021” edhe për akuzat e ngritura nga DASH dhe shpalljen “non grata” të ish-kryeministrit Sali Berisha në SHBA.

“Do doja të shikoja më shumë mundësisë ekonomike për vendi se është vend i shkëlqyer. Por kjo duhet ët punojë bashkë. Unë pjesën tim ju pjesën e tyre. Shumë prej kësaj lidhet me demokracinë.  E keni parë dije dhe një vit më parë. Keni parë zhvillime.

Ndërkohë e pyetur për shpalljen “non grata” nga SHBA të ish kryeministrit Sali Berisha, ambasadorja Kim ka thënë se nuk ka asgjë për të shtuar nga deklarata e bërë nga Sekretari i Shtetit zoti Blinker.

“Nuk kam asgjë për të shtuar përveç atë që ka thënë Blinker”, tha Kim.

Kim më tej ka thënë se nuk ia ka idenë për një padi të ngritur nga Berisha kundër Blinker ku ankimohet vendimi i DASH për shpalljen e tij “non grata”.

Lidhur me mesazhin që SHBA kërkon të japë me shpalljen “non grata” të kryeministrit Ambasadorja Kim është shprehur se Shqipëria po ndryshon dhe pandëshkueshmëria duhet të marrë fund.

Mesazhi është ky. Shqipëria po ndryshon. Është anëtare e NATOS. Do të jetë në BE. Është një aleate  dhe mike e SHBA. Shteti ligjor duhet të mbizotëroj. Duhet të jetë i pastër dhe një vend i pasur. Të shkosh atje asnjë nuk mund të jetë mbi ligjin. Ditët e pa-ndëshkueshmërisë duhet të shkojnë në fund. Dhe të gjithë duhet të punojmë. Nuk është projekt i SHBA dhe i juaj po është i përbashkët. Dy popujt tonë.” tha Kim.

Next Post

Ministri Hoxha mer pjesë në kuadër të projektit “Monitorimi dhe konservimi i troftës endemike”

Ministri i Bujqësisë Arjanit Hoxha sot ka marë pjesë në ngjarjen e rajonit të Prespës, në kuadër të projektit “Monitorimi dhe konservimi i troftës endemike dhe të rrezikuar (Salmo peristericus) në këto lumenj.” Ai shpreson se mbrojtja e troftës endemike nuk do të ndërpritet me përfundimin e këtij projekti, por […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: