Bie në krye të detyrës nëntetare Zarife Hasanaj (VIDEO)

vull

Një efektive e Forcave të Armatosura ka humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur nga shpërthimi i disa municioneve, gjatë kryerjes së detyrave luftarake, në misionin e NATO-s në Letoni.

Nga shpërthimi ka humbur jetën nëntetare Zarife Hasanaj, ndërkohë që të plagosur kanë mbetur kanë mbetur komandanti i kontingjentit, major Klodian Tanushi dhe rreshter Julian Kapaj. Kontingjenti shqiptar që shërben në grup-batalionin e NATO-s në Letoni, ka detyrë asgjësimin e municioneve dhe lëndëve eksplozive.

Menjëherë pas ngjarjes së rëndë, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, shprehu dhimbjen e saj për humbjen e nëntetare Hasanajt dhe shprehu ngushëllimet për familjen e saj. Ministrja gjithashtu uroi shërim të shpejtë edhe për dy ushtarakët e tjerë të plagosur. “Dhimbje e madhe për humbjen e dëshmores së Forcave të Armatosura, nëntetare Zarife Hasanaj. Në këtë moment të vështirë jemi pranë familjes së vajzës sonë e do të vazhdojmë t’i gjendemi pranë, për të përballuar bashkë humbjen e madhe. Respekt dhe mirënjohje pafund për Zarifen, për sakrificën, guximin dhe vendosmërinë në përballjen me rrezikun gjatë përmbushjes së detyrave të saj. Djemve tanë të plagosur, major Klodian Tanushi dhe rreshter Julian Kapaj, u uroj shërim të shpejtë dhe kthim shëndoshë e mirë pranë familjes sonë të Forcave të Armatosura.” – shkruan ministrja Xhaçka.

Deklarata e plotë e shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku:

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Letoni, ku Forcat tona të Armatosura janë përfaqësuar me një kontingjent në kuadër të misionit të NATO “Enhanced Forward Presence”.

Një grup i Kontingjentit të Asgjësimit të Municioneve dhe Lëndëve Eksplozive, gjatë kryerjes së detyrës së tyre, sot në ora 9:10, (ora 10:10 me orën lokale), janë dëmtuar nga shpërthimi i disa municioneve të paplasura. Ngjarja ka ndodhur gjatë kryerjes së detyrave luftarake në bazën e NATO, ku ishte zhvilluar një stërvitje ushtarake e një prej aleatëve.

Nga ky shpërthim, është plagosur dhe më pas, ka humbur jetën nëntetare Zarife Muharrem Hasanaj. Të plagosur kanë mbetur komandanti i kontingjentit, major Klodian Nikolla Tanushi dhe rreshter Julian Xhevat Kapaj.

Sipas informacioneve të deritanishme major Tanushi dhe rreshter Kapaj janë nën kujdesin maksimal të mjekëve, në bazën “Camp Adazi”, në Letoni.

Për ngjarjen e sotme jemi në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet më të larta letoneze dhe të Aleatëve tanë në mision.

Në emër të Forcave të Armatosura i shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes së nëntetares Hasanaj, që humbi jetën në krye të detyrës dhe urojmë shërim të shpejtë për major Klodian Tanushi dhe Rreshter Julian Kapaj.

Njëherësh, në emër të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, siguroj të gjithë familjarët e efektivëve tanë në Letoni, se po ndjekim me vëmendjen maksimale ngjarjen që ka ndodhur.

Në këtë moment të vështirë jemi pranë çdo efektivi të Forcës së Armatosur në Letoni dhe kudo ku Shqipëria është e angazhuar në përmbushjen e misionit.

VIDEO:

Next Post

Zaev: Ndryshime do të ketë edhe në Qeveri edhe në LSDM

Kryeministri Zoran Zaev sot konfirmoi se pas përfundimit të zgjedhjeve presidenciale do të ketë ndryshime në mënyrë që të mënjanohen dobësitë në pushtetin ekzekutiv, duke filluar nga Qeveria, zëvendësministrat, sekretarët shtetërorë, sipas vertikales në institucionet shtetërore, ndërmarrjet publike, shoqatat e aksionarëve në pronësi shtetërore, por edhe në LSDM. “Prej sot […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: