Bllokadë totale në Aeroportin e Prishtinës si pasojë e grevës së punëtorëve

vull

Ka nisur greva e punëtorëve në Aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë.

Kjo grevë e punëtorëve që zgjati deri në orën 09:00 për një orë ka krijuar tollovi të madhe edhe tek qytetarët që po prisnin për të udhëtuar. Kjo shihet edhe përmes disa imazheve të dërguara nga vet ata në adresë të Indeksonline.

Ndryshe, Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”, ka njoftuar se përkundër grevës së paralajmëruar, të gjitha fluturimet e planifikuara për datat 19 deri më 21 gusht, do të realizohen në kohë.

 

Kujtojmë që edhe nesër do të ketë grevë dy orësh duke filluar prej orës 08.00-10.00, si dhe më datën 21 do të mbajmë grevë gjithë-ditore”, thuhet në njoftimin e Sindikatës së Pavarur të ANP ‘Adem Jashari’./Indeksonline/

Next Post

Nuredini u takua me drejtorin e Shoqërisë Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ) për Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës z. David Oberhuber

Me 15 gusht 2019, ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Z. Naser Nuredini, realizoi një takim me drejtorin e Shoqërisë Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ) për Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe  Kosovës z. David Oberhuber. Në këtë takim u  shqyrtuan mundësitë për transferimin e përvojës gjermane dhe ekspertizës […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: