“B*tha është e jotja, jo …”, ministrja u mbylli derën, aktorët të revoltuar

vull

Ministria e Kulturës u ka mbyllur sot derën e institucionit aktorëve të Teatrit Kombëtar, të cilët do të dorëzonin një kërkesë për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me Teatrin Kombëtar. Pasi nuk u lejuan të futen brenda nga rojet që i mbyllën derën, ka reaguar aktorja Juli Emiri. Në një thirrje drejtuar ministres së këtij institucioni, ajo tha se Elva Margariti nuk duhet të ketë frikë nga aktorët dhe iu drejtua me fjalët: “B*tha është e jotja Elva, karrigia nuk është e jotja, mos e harro këtë, do çohesh nga ajo karrige”.

Aktorja Juli Emiri: “Kjo ka frikë dhe mirë bën së ka frikë, se e di çfarë ka bërë. Kjo Elva ka qenë tek premiera e filmit tim, një nga rastet ku jemi hasur në eventet kulturore ku fusin hundët dhe kërkojnë të zënë edhe hapësirën tënde. Se fusin hundët dhe aty ku të takon ty të kënaqesh, fusin hundët këto. Tek premiera e filmit tim ka dalë dhe ka folur madje për artin dhe për çfarë flet kjo, të ishte për të pështyrë në surrat siç e meriton moj Elva, të kisha pështyrë aty unë a e kupton. Nuk vijmë të pështyjmë këtu, se kemi lënë të pështyjmë në surrat, e kemi lënë t’iu rrahim me ligje dhe me të drejtën tonë.

Kështu që s’ke pse të kesh frikë. Ke për çfarë të kesh frikë për atë që ke bërë por jo nga ne. Ti ke ardhur tek premiera e filmit tim dhe s’të kam pështyrë në surrat siç e meriton dhe s’të kam thënë një gjysmë fjale sepse respektoj eventin, vendin ku punoj. Kurse ti në këtë vendin ku je e punësuar guxon dhe më mbyll derën që jam qytetare në radhë të parë, aktore në radhë të dytë dhe guxon u mbyll derën aktorëve të TK, si edhe aktorëve që janë sa dyfishi i moshës tënde. B*tha është e jotja Elva, karrigia nuk është e jotja, mos e harro këtë, do çohesh nga ajo karrige.”

Ndërsa aktori Mehdi Malkaj ka ironizuar duke thënë se “sot e ka marrë vesh që janë një grup kriminelësh që u përplaset dera në turinj”.

Aktori Mehdi Malkaj: “Tani e kuptova më në fund që jemi një grup kriminelësh që na përplasën derën në turinj. Kemi hyrë në të gjitha dyert e prokurorive dhe gjykatave, si zotërinj na kanë pritur e përcjellë. Tani këta Ministrisë së Kulturës dinë një gjë që ne nuk e dimë. Unë tani e mora vesh që jam krimineli i fundit në Tiranë  e s’më lënë të hyj brenda. Ky është turp, si nuk kanë turp nga vetja, mirë nga ne që jo. Është e tmerrshme. Dy veta do hynin brenda, do dorëzonin një dokument e do ikim. Kaq, pse bëhet kaq e madhe. Na është argasur lëkura me këto protesta, s’kanë çfarë na bëjnë. Katër vite që merremi me këtë punë, kaq e kishte dhe kjo mandatin. Që i rëntë mandati kësaj ministre, se vetëm ministre Kulture nuk është. S’ka lidhje me kulturën. Ministre Kulture që mbyll dyert?! S’është ministre Kulture, por burgu.”

Next Post

Për kë i bënë gjithë këto të mira Halil Kastrati?

Halil Kastrati urohet çdo ditë nga shpirti prej njerëzve në nevojë dhe atyre që e admirojnë punën e tij të bamirsisë. E kemi parë shumë herë të përlotur nga rrefime prekëse nga njerëzit në nevoj, ku pastaj edhe publiku është prekur. Të bësh një punë të tillë duhet kurajo dhe […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: