Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

Bullgaria kërkon përgjegjësi për djegjen e flamurit bullgar në Australi nga diaspora maqedonase

1 min read
Loading...

Qeveria bullgare kanë kërkuar përgjegjësi për djegien e flamurit bullgar gjatë kohës së protestës së maqedonasve në diasporë në Melburn të Australisë.

Petar Nikolaev, ambasadori bullgar në Australi, nga shefja e diplomacisë bullgare Ekaterian Zaharieva ka marrë detyrë që të takohet me qeveritarët australinë dhe të merren masa kundër autorëve të këtij incidenti dhe të kërkojë nga organet e rendit që të mos lejohen incidente të tilla dhe të mos përdhosen simbolet shtetërore.

Gjithashtu edhe Qeveria maqedonase e ka dënuar një akt të tillë, ku përmes tjerash ishin djegur edhe siluetat e ministres së mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, Kryeministrit, Zoran Zaev, dhe flamujt e vendeve fqinje si ai i Shqipërisë, Greqisë dhe Bullgarisë.