Buxhovi: Klasa politike e Kosovës mban përgjegjësinë historike pse manastiret ortodokse i janë dhuruar Serbisë!

vull

Historiani i njohur, Jusuf Buxhovi, i ftuar në “Intervistën e Javës” në “Gazeta Blic” ka folur në lidhje me liturgjinë e mbajtur ditë më parë në kishën serbe në oborrin e UP-së.

Buxhovi tregon rrjedhën historike, ku thekson se krishtërimi ortodoks ka qenë shumë i rëndësishëm në kohën e Bizantit dhe se nuk ka patur Kishë Ortodokse Serbe por ka patur krishtërim ortodoks ku ne shqiptarët kemi qenë pjesë e saj.

“Këtu janë bërë gabime të mëdha në fillim, Pakoja e Ahtisarit ka qenë një kompromis i domosdoshëm të bëhet por jo të kalohet tutje asaj që nji pasuri shpirtërore e shqiptarëve por edhe e gjithë popujve të rajonit siç ka qenë Krishtërimi, t’i falet Kishës Ortodokse serbe në emër të asaj se ‘gjoja’ këtu janë disa manastire ortodokse serbe. Kjo nuk është e vërtetë as historikisht po as në aspektin kulturor dhe kishtar”

“Këtu krishtërimi ka qenë i përbashkët edhe në kohën e Bizantit, gjë që kjo shpjegohet edhe me faktin se shumë familje feudale dhe pricore arbërore si Kastriotët,Topijajt, Balshajt, Nemanjajt kanë qenë të ritit ortodoks, paçka se disa prej tyre, në përputhje me rrethanat, kanë kaluar nga kryqi në kryq. Pra, në mesjetë nuk ka pasë Kishë Ortodose serbe, por ortodoksi të përbashkët. Kisha ortodokse serbe ka fituar autoqefalinë më 1923, ndërsamë 1912, pas pusjtimit të Kosovës, i ka përvetësuar dhunshëm. Me këtë rast besimtarët ortodoksë në Maqedoni, Kosovë si dhe Vllehët në Serbi janë kthyer në serbë! Në Maqedoni, Titoja në vitin 1945 e bëri këtë korrigjim kur shpalli artificialisht maqedonët popull. Ndërsa, te ne, në Vjenë u legjitimua ky akt i dhunshëm serb në Kosovë kur iu lanë në mbikëqyrje edhe objektet e kultit ortodoks si pjesë e “trashëgimisë kulturore dhe historije serbe”

Tutje Buxhovi thotë se edhe për Kishën e Deçanit dhe atë të ndërtuar dhunshëm ne oborrin e UP-së ishte dashur të reagohej në kohë nga klasa politike, gjë që nuk është bërë.

Ai thekson se tani jemi para aktit të kryer, dhe këtë manastir të ndërtuar dhunshëm, Kosova duhet t’ia praojë Kishës Ortodokse serbe.

Next Post

Pse duhet të takohen sa më shpejtë, Ali Ahmeti dhe Albin Kurti?!

Shkruan: Metush Zenuni Para se të fillojë këtë shkrim, fillimisht hulumtova në internet, ndonjë fotografi të përbashkët të dy liderëve aktual të pjesës së Shqipërisë së ndarë nga Konferencat e Berlinit dhe të Parisit, në fund të shekullit XIX dhe në fillim të shekullit XX, por fatkeqësisht nuk munda të […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: