Certifikohen pjesëtarët e Forcës së Sigurisë të Kosovës për përdorimin e pajisjeve të frenimit

vull

Sot në kazermën “Skënderbeu” në Ferizaj u mbajt ceremonia e certifikimit të 4 pjesëtarëve të FSK-së, të cilët ndoqën trajnimin “ Testimi i sistemit të frenimit të kamionëve 5 tonësh ”, të realizuar nga rreshter majori Stefan Stieber i Ushtrisë gjermane nën përkujdesjen e përgjegjësve të Qendrës për Stërvitje Specialistike.

Me rastin e përfundimit të këtij trajnimi ishin të pranishëm: komandanti i Komandës së Forcave Tokësore ( KFT ) gjeneral brigade Enver Cikaqi, komandanti i Brigadës së Mbështetjes Operacionale ( BMO ) gjeneral brigade Naim Haziri, zëvendës ambasadori i Ambasadës holandeze në Kosovë z. Peter van Der Bloumen, zëvendëskomandanti i Komandës dhe Doktrinës në Ferizaj ( KDS ) kolonel Mehmet Lladrovci, nënkoloneli gjerman Doutch si dhe oficerë të tjerë të FSK-së.

Next Post

Projektuesit dhe ndërtimtarët e Gostivarit bashkëbiseduan me kryetarin Taravari dhe përgjegjësit e Sektorit të urbanizimit

Projektuesit dhe ndërtimtarët e Gostivarit, ishin të ftuar sot për bashkëbisedim në mjediset e Komunës së Gostivarit, ku para kryetarit Arben Taravari dhe përgjegjësve të Sektorit të urbanizimit shpalosën të gjitha vërejtjet, propozimet dhe sugjerimet e tyre për punë më efikase dhe planifikim më të mirë të urbanizimit në komunë. […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: