Daut Haradinaj, tërhiqet nga posti i deputetit!

vull

Daut Haradinaj, edhe në këto zgjedhje morri vota nga populli që të jetë pjesë e grupit parlamentare të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Kuvendin e Kosovës, por sot me anë të një statusi në rrjetin social ka bërë të ditur se tërhiqet duke i  potencuar edhe shkaqet pse e bënë një veprim të tillë.

Statusi i plotë në facebook:

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës, votues të AAK-së!
Dëshiroj të ju falënderoj për besimin e dhënë tash e sa mandate, besim të cilin jam munduar ta kryej me nder duke qenë zëri juaj në Kuvend.
Tash ne rrethanat e reja që jemi, do heqë dorë nga ky mandat për t’i krijuar hapësirë Prof.Dr Shemsedin Dreshajt të jetë deputet, dhe për të pasur mundësi kohore që të jem më prezent nëpër komunat tona edhe për faktin se do kemi zgjedhje në këtë vjeshtë. Po ma kërkon struktura angazhimin në terren dhe nuk dua t’a bëj punën në terren në dëm të mandatit të popullit.
Kolegëve të mi ju dëshiroj suksese në këtë legjislaturë.
Do jemi shumë më të konsoliduar dhe më të përgatitur këtë vjeshtë.
Fituesit të këtyre zgjedhjeve ju uroj suksese.
I juaji,
Daut Haradinaj
Next Post

Austria rrit gjobat: Deri në 5,000 euro, konfiskim i automjetit, vizitë te një psikolog ..

Që nga qershori i këtij viti, një ligj hyn në fuqi në Austri që parashikon dënime më të larta për shkelësit e rregullave të trafikut, veçanërisht për ata që përsërisin krimin. Nëse vozisni shumë shpejt, mund të paguani një gjobë deri në 5,000 euro dhe të qëndroni pa patentë shoferi […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: