Deklatatë e Shoqatës Çamëria dhe Fondacionit Çamëria “Hasan Tahsini”: “Akti i ambasadës greke në Tiranë është një ndërhyrje diplomatike e paprecedentë që shkel normat e komunikimit diplomatik dhe ndërhyrje arrogante në punët e brendëshme të Shqipërisë”

vull

Deklatatë e Shoqatës Çamëria dhe Fondacionit Çamëria “Hasan Tahsini”: “Akti i ambasadës greke në Tiranë është një ndërhyrje diplomatike e paprecedentë që shkel normat e komunikimit diplomatik dhe ndërhyrje arrogante në punët e brendëshme të Shqipërisë”

“Çështja e shqiptarëve të Çamërisë është çështje drejtësie, dinjiteti dhe rekordesh historike” Shqiptarët në gjithë historinë që kur ajo ka filluar të shkruhet nga babai i historisë Straboni, por edhe nga autorë helen si Tukiditi, nuk ka asgjë për të fshehur apo harruar.

Aq më pak shqiptarët e Çamërisë që jetonin dhe jetojnë akoma e kësaj dite në trojet e tyre kanë histori për të harruar. Ekspozita me harta kryesisht të 2-3 shekujve më parë, nga historianë francezë, gjermanë, italianë janë pjesë e historisë së Europës.

Është njësoj sikur të nxjerrësh hartat e Romës, Ilirisë, Bizantit, osmanëve, etj. Është i pa precedentë në marrëdhëniet ndërkombëtare të dy vendeve sovrane, sjellja dhe reagimi i përsësitur i ambasadës greke në Tiranë, drejtuar Presidentit të Republikës.

Akti i ambasadës greke në Tiranë është një ndërhyrje diplomatike e paprecedentë që shkel normat e komunikimit diplomatik dhe ndërhyrje arrogante në punët e brendëshme të Shqipërisë. Është rasti për ti kujtuar ambasadës greke, që pse Greqia akoma nuk ka marrë ësnjë akt për heqjen e Ligjit të luftës me Shqipërinë, që nga viti 1940, një akt ky i paprecedentë për dy vende fqinje, dy vende partnere të Natos dhe një vendi të BE-së.

Çështja e shqiptarëve të Çamërisë, aneksimi i Çamërisë që në mars të vitit 1913, si akt i një nga padrejtësive më të mëdha historike të Shqiptarëve, që kulmoi me pastrim etnik dhe genocide, ku u shfaros 20 % e popullsisë dhe 80% e saj u dëbua me dhunë, që nuk mund të harrohen e aq më keq, krimet të parashkruhen.

Çështja e shqiptarëve të Çamërisë nuk është çështje e ndryshimit të kufijve, por ajo kontraston e është e gjallë me shkeljen sistematike të të drejtave të njeriut, te rikthimit të pronave, të varrezave njerëzore për mijëra viktima, etj. Çështja e shqiptarëve të Çamërisë është çështje drejtësie, dinjiteti, rekordesh historike që buron nga Ligji nr 7839, datë 29.04.1991, të Parlamentit të Shqipërisë, që njeh 27 Qershorin e vitit 1944 si: “Dita e Genocidit ndaj Shqiptarëve të Çamërisë nga Shovinistët Grekë”, si edhe Rezoluta e Parlamentit të Shqipërisë, datë 8.04.2004, që obligon shtetin shqiptar në adresimin e zgjidhjes së saj.

Next Post

Kongresi i SHBA i kërkoi ambasadorit bullgar të heqin veton për hapjen e bisedimeve të Maqedonisë së Veriut me BE-në

Shpresojmë që të lini mënjanë mosmarrëveshjet dhe të mbështesni integrimin e plotë politik të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në BE, i shkruan kongresmenët ambasadorit bullgar në Amerikë. Kongresmenët nga Komisioni për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së i dërguan një letër ambasadorit bullgar në Uashington, Tihomir […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: