Deputeti: Jashtë nuk është më mirë se në Kosovë, i kam dy vëllezër në Gjermani nuk lahen me kah 1 javë

vull

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha ka kritikuar qytetarët që po i lënë vendet e tyre të punës në Kosovë për të punuar në perëndim, teksa ka deklaruar se në shtetet perëndimore “nuk është më mirë sesa në Kosovë”.

Në një intervistë në T7, Berisha është shprehur se megjithëse i kupton qytetarët që po largohen nga Kosova, ata nuk po marrin vendimin e duhur.

“Edhe ky që e lë vendin e punës në Kosovë e ik, ky nashta ka të drejtë sepse unë e kupoj njerëzit ngajnë për një jetë më të mirë. Por nuk është jashtë më mirë se ktu – unë e di me çfarë përballen”, ka thënë Berisha.

Berisha ka deklaruar se vëllezërit e tij që jetojnë në Gjermani bëjnë jetë të mundimshme shkaku i vështirësive në punë. Ka thënë se “ata flen me tesha”.

“Unë i kam dy vëllezërit në Gjermani, punojnë prej mas luftës. Vallai kurrë, nuk mundet as me u la. Flen me tesha, kur çohet nesër nsabah, i bën 300 kilometra, kah 1 javë ditë nuk lahen”, ka thënë ai.

Next Post

Zyrtare:Edi Rama shtrohet në spital në Berlin

Prej 3 ditësh Edi Rama ndodhet në Berlin, ku është shtruar në spital. Lajmi është bërë i ditur për SYRI.net nga njerëz pranë Ramës dhe burime nga Berlini. Pas parainfarktit që Edi Rama kaloi në Tiranë, për të cilin u shtruar në një spital privat, ai është larguar më pas […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: