DËSHMITARI: DJALË E BABË JANË PËRFSHIRË NË INCIDENT, JA PSE NDODHI NGJARJA

vull

Një dëshmitar i rastit në konfliktin me armë zjarri në Prishtinë, ka thënë se “një baba dhe djali i tij janë të përfshirë në këtë incident”, i cili ndodhi sot në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë.

 

Sipas këtij dëshmitari, dy nga viktimat janë të moshës rreth 30 vjeçare, derisa kanë thënë se të shtënat kanë qenë me kallashnikovë.

 

Një nga të plagosurit është një kalimtar rasti, ka thënë dëshmitari i rastit.

 

“Djalë e babë janë të përfshirë në incident, njëri nga ta ka vdekur. Rasti ka ndodhur për çështje pronësore. Dy nga viktimat janë nën moshën 30 vjeçare. Njëri prej tyre ka qenë kalimtar i rastit dhe është afruar që t’i ndajë. Kanë gjuajt me kallashnikovë”, ka thënë ky dëshimtar për Express.
Next Post

Miqtë interesohen për neve, aq sa ne punojmë për veten

Kosova duhet të distancohet nga e kaluara e atyre politikanëve të cilët me veprimet e tyre të papërgjegjshme ndikuan në zbehjen e interesimit ndërkombëtar ndaj nesh. Kjo shansë po ringjallet sërish dhe ajo duhet të demonstrohet më 6 tetor Shkruan: Mehmet PRISHTINA Ata që bëjnë politikë lokale në Prishtinë, harrojnë […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: