Dibër/ Masat e reja në doagana, bie numri i hyrje-daljeve në Bllatë

vull

Hyrja në fuqi e masave të reja për shkak të rritjes së rasteve të infektimeve me Covid-19 në vendin tonë ka bërë që të bjerë ndjeshëm numri i hyrje-daljeve në Doganën e Bllatës në Dibër. Me hyrjen në fuqi të masave të reja kryesisht për hyrjet në vendin tonë, në datat 6,7 dhe 8 Shtator, numri i qytetarëve që kanë hyrë në vendin tonë nga Maqedonia e Veriut dhe anasjelltas ka qenë i ulët, krahasuar me muajin Gusht. Shërbimet e Pikës së Kalimit Kufitar Bllatë, kanë përballuar një volum normal aktivitetesh në kontroll të udhëtarëve dhe mjeteve, gjatë hyrjes dhe daljes në Republikën e Shqipërisë. Në funksion të këtij aktiviteti, janë përpunuar një numër prej 2497 shtetas në hyrjedalje, nga të cilët 1161 në hyrje dhe 1336 në dalje. Ndryshe nga muaji Gusht, në tre ditët e fundit kanë hyrë në vendin tonë nga kjo pikë kufitare rreth 390 shtetas, ndërsa kanë dalë drejt Maqedonisë së Veriut rreth 445 shtetas në 24 orë. Për të udhëtuar drejt Maqedonisë së Veriut por edhe vendit tonë, qytetarët duhet të paraqesin në pikat kufitare disa dokumenta si çertifikatën e vaksinimit apo vërtetimin që ke kaluar Covid-19 ose test negativ të jo më shumë se 48 orëve të fundit.

Next Post

Si dhe pse i’u ndërrua emri gadishullit tonë, nga Ilirian në Ballkan?

Aleksandre Lambert, historian, drejtor akademik i “School of International Training” në Gjenevë,ka vizituar Shqipërinë dhe ka filluar të njoh çështjen shqiptare që në rini të tij me kërkimet e bëra në Arkivin e Lidhjes së Kombeve Gjenevë.Ja ç’thotë ai për shqiptarët në kohën e Mesjetës… Historiani zviceran, Aleksandre Lambertka vizituar […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: