Djali i Adem Demaçit i bashkohet PDK-së

vull

Doktori Shqiptar Demaçi, djali i simbolit të rezistencës kombëtare, Adem Demaçit, i është bashkuar Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), në mbështetje të Kadri Veselit për kryeministër të ardhshëm të vendit.

Veseli, nëpërmjet një statusi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se ndihet krenarë për bashkimin e Shqiptar Demaçit si profesionist në PDK.

Statusi i plotë i Kadri Veselit:

Adem Demaçi nuk u mposht asnjëherë. Ishte frymëzuesi më i madh për ne, brez pas brezi, në idealin e lirisë dhe rrugën e çlirimit. Bashkimin e shqiptarëve e kishte ideal jetësor, saqë edhe djalit ia kishte lënë emrin Shqiptar.

Shqiptar Demaçi, djali i simbolit të rezistencës sonë kombëtare, një prej kirurgëve më të shquar, prej sot është pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës.

Shqiptari është i përkushtuar që energjinë e tij ta drejtojë në shëndetësi dhe ambient.

Ne jemi krenarë që jetuam në epokën e Adem Demaçit. Ne jemi krenarë që Shqiptar Demaçi, profesionist i dhe personalitet shumë i respektuar, u bashkua me ne.

/Epoka e re/

Next Post

Grubi: Ligji në Komision pas harmonizimit të qëndrimeve mes partive politike

Kreu i komisionit për çështje evropiane Artan Grubi bëri të ditur për mediat se në rend dite në Komision Ligji për Prokurorinë Publike do të vendoset pasi të ketë zhvilluar takim me përfaqësuesit e partive të përfaqësuara në komision për të parë deri ku janë me harmonizimin e qëndrimeve të […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: