Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shetit Ardi Veliu i akordon “Certifikatë për Shërbime të Dalluara” Z.William Morrell”

vull

Në kuadër të përfundimit të misionit në Shqipëri të z. William Morrell, Këshilltar Strategjik pranë Programit ICITAP, paraditen e sotme në ambjentet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit u zhvillua një ceremoni, për vlerësimin e kontributit të çmuar dhënë nga z. Morrell në konsolidimin e kapaciteteve në fushën e menaxhimit strategjik të strukturave të Policisë së Shtetit, si edhe në integrimin e punonjësve të policisë në role drejtuese operacionale.

Në fjalën e tij, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, ka vlerësuar rolin dhe kontributin e dhënë nga zoti Morrell, për hartimin e “Raportit të vlerësimit të brendshëm të Policisë së Shtetit”, me objekt reformimin e Policisë së Shtetit, në hartimin e “Raportit mbi operacionin e zhvilluar nga strukturat e Policisë së Shtetit në Lazarat” duke dhënë dhe vlerësimet e rekomandimet përkatëse, kontributin e rëndësishëm edhe në procesin e integrimit të punonjëseve të policisë në pozicione drejtuese operacionale të Policisë së Shtetit përmes një programi të posaçëm të zhvilluar për këtë qëllim, si dhe në realizimin e një Cikli të trajnimeve në bashkëpunim me UNWomen “Mbi Perspektivat gjinore në polici”, me synim fuqizimin e rolit dhe pozicionit të punonjëseve të Policisë së Shtetit brenda organizatës së policisë.

Veliu: “Mblidhemi shpesh në këtë sallë, për evente të ndryshme, për të vlerësuar punonjës policie që janë të përkushtuar dhe të ndershëm dhe sigurisht që jemi krenarë për ta, por kur mblidhemi për të vlerësuar kontributin e paçmuar të partnerëve tanë, jemi dy herë krenarë. E them këtë, pasi Policia e Shtetit vit pas viti bën hapa të sigurtë në të gjitha drejtimet, dhe një nga këto hapa e më kryesori, është fitimi i besimit dhe i mbështetjes nga partnerët tanë strategjikë”.

Drejtuesi i Programit të ICITAP, z. Steve Bennett, ka vlerësuar punën dhe kontributin e dhënë nga z. Morrell, si Këshilltar Strategjik i Programit.

Z.William Morrell: “Falënderoj Drejtor Veliun për fjalët e mira dhe ju falënderoj të gjithëve ju, për mirësinë dhe bashkëpunimin që keni treguar gjatë kohës që unë kam qenë këtu. Nga eksperienca dhe programe të tilla në të gjithë botën, bashkëpunimi i ndërkombëtarëve gjithmonë në fushën e policimit këtu në Shqipëri, ka qenë i veçantë ose më i miri dhe kjo është në përfitim të Policisë së Shtetit. Ju uroj të gjithëve suksese, sepse suksesi që ka të bëjë me policimin është shumë i rëndësishëm për të gjithë shoqërinë, është një inkurajim për të rinjtë që duan të jetojnë dhe e shikojnë të ardhmen e tyre në Shqipëri”.

Next Post

Përfundoi në histori Sekretariati për Marrëveshjen e Ohrit!

Kuvendi miratoi dy ligjet të cilat parashikojnë shuarjen e Sekretariatit për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit nënë Ministri për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Bashkësive. Kuvendi në fillim u ballafaqua me mungesën e kuorumit, me ç’rast u shty edhe votimi. Për shuarjen e Sekretariatit në fjalë votoi edhe vetë kreu […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: