Drejtori i Politikave të Mbrojtjes Faruk Geci mori pjesë në takimin e Kartës së Adriatikut A-5

vull

Në kuadër të Kartës së Adriatikut- A5, më 19 prill, është mbajtur takimi i parë për vitin 2019, i nivelit të drejtorëve për politika të jashtme dhe të mbrojtjes, në kuadër të kryesimit të kartës nga Shqipëria.

Nga Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës mori pjesë drejtori i Politikave të Mbrojtjes, z. Faruk Geci.

Në këtë takim është diskutuar zbatimi i politikës së derës së hapur për anëtarësim në Kartën e Adriatikut dhe promovimi i politikës së derës së hapur për anëtarësim në NATO, kriza e emigranteve, sfidat e sigurisë në Evropën juglindore, etj.

Një nga temat kyçe, gjatë këtij takimi, ka qenë edhe anëtarësimi i Kosovës në Kartën e Adriatikut A5, ku mbështetje kanë shprehur pjesëmarrësit e të gjitha shteteve të rajonit, me kërkesën; që duhet të gjendet konsensusi për këtë çështje gjatë vitit 2019.

Next Post

Këshilltarja e parë për çështje juridike në Ambasadën e SHBA-ve në Shkup mbajti ligjëratë në UT

Chelsea Schunnour, këshilltare e parë për çështje juridike në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup dhe prokurore në shtetin e Pensilvanisë, sot para studentëve të Fakultetit Juridik mbajti një ligjëratë me temë: “Palët në procedurën penale-vështrim bashkëkohor”. Në ligjëratën e saj para studentëve, ajo foli për karakteristikat […]

Subscribe US Now