Drejtori Shkodran Tolaj në takim me zyrtarë të komunës Veliko Tarnovo

vull

Sot në Veliko Tarnovo u zhvillua një takim i përfaqësuesve të grupeve pjesëmarrëse të festivalit ndëkombëtarë që po mbahet në Veliko Tarnovo me zyrtarët e komunës. Ansambli ynë ishte i përgatitur në nivel të lartë institucional me ç’rast për kryetarin e komunës z.Danel Panov ansambli ka përgatitur medaljen e ansamblit si falemnderim për mikëpritje dhe bashkëpunim të suksesshëm. Drejtori Tolaj para të pranishmëve në fjalën e tij përshëndetëse potencoi rolin e Bullgarisë si qendër e bashkëpunimit ndërkulturor Ballkanik dhe nivelin e lartë profesional në fushën e muzikës e posaqërisht folklorit. Për drejtorin Tolaj pjesëmarrja e ansamblit shqiptar si institucion i ri ka rëndësi të veçantë dhe do të shërbejë si eksperiencë shumë e vlefshme në ngritjen e sipër artistike të tij.

 

Next Post

ALEANCA PËR SHQIPTARËT: Vendimi për 27 prillin, dëshmoi lidhjen e dy regjimeve

Aleanca për Shqiptarët vlerëson se çdo shkelje e ligjit e veçanërisht veprat e këtilla terroriste meritojnë të dënohen që të jenë mësim për të tjerët në të ardhmen. Fakti që një pjesë e dënimit për organizatorët e 27 prillit do të ju llogaritet si burg shtëpiak, i barazon të dënuarit […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: