Durmishi: Kodra mbrapa meje do të depërtohet me tunel, Prizreni e Tetova po bashkohen

vull

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka publikuar pak minuta më parë një fotografi nga Bjeshkët e Sharrit, konkretisht në afërsi të kufirit në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Durmishi ka paralajmëruar se në bjeshkën që shihet prapa shpinës së tij në fotografi, do të hapet tunel, për të lidhur Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut.

Megjithatë ai s’ka dhënë detaje lidhur me atë se kah do t’i bie trajektorja e rrugës, nga fshatrat e thella të Prizrenit, apo nga Komuna e Dragashit, konkretisht fshati Zaplluxhe.

Next Post

Grubi: Çështja me Bullgarinë të zgjidhet në frymën e Shekullit 21

I ftuar në emisionin debativ në Televizionin 24 i ftuar ishte Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi i cili ka folur mbi çështjet aktuale në vend. Grubi është pyetur për vizitën e kryeministit Zaev në Turqi dhe bisedimet që po bëhen atje. “Dua të përshëndes veprimet e fundit të Zaev, Osmani […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: