E mitura lind fëmijë në spitalin e Pejës, ishte martuar para një viti

vull

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në spitalin rajonal të Pejës ka lindur fëmijë një vajzë e mitur, nën moshën 16-vjeçare.

Sipas policisë, viktima ka deklaruar se para një viti ishte martuar me të dyshuarin mashkull i Kosovës.

Ndërsa, me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

“Pejë 21.08.2021 – 22:30.  Është raportuar  se viktima femër kosovare në spitalin rajonal Pejë kishte lindur një fëmijë. Njësiti policor është marr me rastin, ku viktima ka deklaruar se para një viti ishte martuar me të dyshuarin mashkull kosovar. Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit  është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Next Post

Për vozitje të shpejtë janë dënuar 648 shoferë, njoftojnë nga MPB

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se pas një aksioni kontrollues në të gjithë territorin e vendit janë dënuar 648 shoferë Aksioni është zhvilluar nga ora 15:00 deri në ora 20:00. 78 makina kanë tejkaluar shpejtësinë për 50km/h, 13 makina kanë tejkaluar shpejtësinë për 70 km/h nga e lejuara. Prej […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: